Kur administratori i Milanit arbitronte derbin (Foto)
22/12/2017 09:29
Marco Fassone, administratori i Milanit, përpara se të niste karrierën e drejtorit sportiv te Juventusi në vitin 2003, ka qenë arbitër.
18 vite më parë ai ishte pjesë e katërshes së arbitrave të derbit Inter-Milan, i vlefshëm për Kupën e Italisë.
Ai takim u fitua 3-2 nga zikaltërit dhe një foto tregon Fassonen në rolin e arbitrit të katërt. Në 12 janar të vitit 2000, Inter-Milan ishte i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë, ashtu siç është edhe derbi i 27 dhjetorit.
Atëherë arbitër, sot drejtues i një prej skuadrave të Milanos, për Fassonen duket se derbi është gjithmonë i veçantë.
Top Channel