Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000 në Kosovë. Ajo financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtarë.
Selia e kësaj Gjykate është në Hagë, ku Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të akuzohen dhe të dalin në gjyq në Gjykatën e re për krime të dyshuara të kryera gjatë dhe pas luftës me forcat serbe. Mes tyre përfshihen vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.
Në Kosovë, kjo Gjykatë shihet si e njëanshme duke qenë se do të gjykojë vetëm ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët konsiderohen si çlirimtarë nga shumica e popullsisë shqiptare të vendit. Ndërsa në Serbi, ajo ka mbështetje të gjerë për shkak të shpresave se do të ndjekë penalisht krimet kundër serbëve.
Top Channel