Gallatasaraj i beson sërish Fatih Terimit

22/12/2017 11:10

Gallatasaraj rikthen “Perandorin”. Fatih Terim do të ulet për të katërtën herën në dtrejtimin e skuadrës më të njohur të futbollit turk.

Trajneri 64-vjeçar, i cili deri tani ka mbajtur drejtimin e përfaqësueses së Turqisë, do të drejtojë skuadrën e Gallatasarajit për pjesën e mbetur të sezonit, në synimet e saj për të fituar titullin në Turqi.

Terim do të marrë vendin e Igor Tudor, i cili e drejtonte skuadrën nga shkurti i këtij viti. Gallatasaraj është në luftë me Bashakshehirin dhe Fenerbahçen pas 16 javësh të Superligës.

Fatih Terim e ka drejtuar edhe 3 herë të tjera skuadrën Gallatasaraj, në sezonet 1996-2000, 2002-2004 dhe 2011-2013, ku ka fituar plot 6 tituj kampionë, 4 Kupa, 2 Superkupa dhe një UEFA Europa League.

Top Channel