Në fakt dhe pse 42 vjeçe, ajo është një gjyshe, dhe sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 20-të, megjithatë është ende larg rekordit Gines, që mbahet nga një ruse që lindi 69 fëmijë.
Gruaja hebreje është dërguar në spitalin e Jeruzalemit, pasi lindi të mërkurën. Infermierët mbetën gojëhapur kur ajo u tha se ishte nënë e 20 fëmijëve, dhe kjo ishte shtatzania e saj e 19-të.
Ajo ka kaluar plot 14 vite të jetës së saj shtatzënë, duke lindur 19 herë, përfshi një çift binjakësh. Në fakt rekordi Gines mbahet nga një nënë ruse e shekullit të 18-të. Bashkëshortja e Feodor Vasilijevit, (1707-1782), nga Shuya e Rusisë, lindi 16 çifte binjakësh, shtatë herë trinjak dhe katër herë katërnjakë.
“Ajo ka qënë shumë e lumtur për çdo lindje, për çdo fëmijë, si për të 19-tin dhe për të 20-tin. Gjithashtu më dha një ndjesi të mirë. Ajo ka djem dhe vajza në shtëpi, kështu që sigurisht që ka shumë ndihmë”, ka rrëfyer për The time of Israel, mamia Aliza Altmark.
Top Channel