Sergej Milinkoviç-Saviç te PSG për 170 milionë euro. Nuk është një sugjerim, por një operacion i vërtetë merkatoje që e zbulon e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.
Burime të merkatos pranë Presidentit të Lazios, Claudio Lotito flasin për një ofertë të çmendur nga klubi parizien, për të siguruar shërbimin e mesfushorit, që në këtë sezon ka shënuar 7 gola.
Një operacion që, sipas “Corriere dello Sport” është studiuar nga Jorge Mendes, i cili duket se po bën rolin e ndërmjetësuesit për klubin italian, siç edhe ka ndodhur në dy sesionet e fundit të merkatos.
Lazio për momentin nuk është e gatshme të privohet nga mesfushori, por nëse një ofertë e tillë merr formë zyrtare, është e sigurt që presidenti Lotito nuk ka për t’u menduar dy herë.
Top Channel