City, tensione mes Guardiolës e portierit Bravo

22/12/2017 11:31

Kur u bë pjesë e Manchester City, krijoi një konflikt të madh në ambientin sportiv britanik sepse mori vendin e portierit të përfaqësueses angleze.

Tani vendin e tij e ka marrë dikush tjetër dhe për këtë “fajin” duket ta ketë Guardiola. Claudio Bravo nuk po kalon një moment të mirë në Mançester dhe sipas mediave britanike, mes tij dhe trajnerit spanjoll ka lindur një konflikt.

Portieri i përfaqësesues së Kilit ka kërkuar që të largohet në merkaton e muajit janar, për të siguruar një vend formacioni në një tjetër skuadër.

Bravo u bashkua me Guardiolën te City në verën e vitit 2016, pasi la Barcelonën për shifrën e 15 milionë eurove. Prej kohësh ai qëndron në pankinë, pasi zgjedhje e parë për trajnerin Guardiola është braziliani Ederson.

Top Channel