Një çift bashkëshortësh janë gjetur pajetë mëngjesin e kësaj të premteje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në lagjen “Pavarësia”.

Një telefonatë e mbërritur në komisariat ka njoftuar uniformat blu. Menjëherë në vendngjarje mbërriten forcat e policisë të cilat në katin e dytë të një banese gjetën trupat e pajetë të bashkëshorteve Rrok dhe Prenda Tata, 65 dhe 60 vjeç.

Sipas policisë, çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke u ngrohur me gaz dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit ata janë asfiksuar duke humbur dhe jetën.

Mësohet se ngrohësi me gaz ka qenë i vendosur mbi tavolinë në mes të shtëpisë. Policia dyshon edhe për vetëvrasjen e çiftit, duke lënë hapur gazin.

Uniformat blu janë duke hetuar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA