Ermal Kuqo është një nga shqiptarët e suksesshëm që me krenari e pranon prejardhjen e tij në Kroaci ku jeton me familjen por dhe në Amerikë e Turqi ku ështe impenjuar me profesionin e tij.
Këtë vit festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri ish-basketbollisti ka preferuar ti kalojë me prindërit e tij në Tiranë. Ajo që i ka bërë padyshim Kuqos është ajo që ka parë me sytë e tij, Tirana, që për të ka një pamje të admirueshme. Në llogarinë e tij në Twitter Kuqo shkruan:
“Jepi Cezarit atë që i takon”! Tirana asnjëherë më e bukur, më e pastër, më tërheqëse! Faleminderit @erionveliaj dhe ekipit te @BashkiaTirane. Urime dhe suksese te mëtejshme”.
Shqipja e kulluar e Kuqos ka nota optimizmi dhe inkurajimi për kryeqytetin. Ermal Kuqo është padyshim basketbollisti më j suksesshëm shqiptar me një karrierë brilante mes Turqisë, Kroacisë e Spanjës.
Një vit më parë ai deklaroi tërheqjen nga sporti i luajtur, ndërsa sot është zbulues i talenteve për skuadrën e NBA LA Clippers. Kuqo ka qenë gjithnjë kritik për padrejtësitë dhe gabimet që bëhen në sportin shqiptar.
“Jepi Cezarit atë që i takon”! Tirana asnjëherë më e bukur, më e pastër, më tërheqëse! Faleminderit @erionveliaj dhe ekipit te @BashkiaTirane
Urime dhe suksese te mëtejshme pic.twitter.com/djwpWDbzqH— Ermal Kuqo (@kuqost) December 20, 2017
Top Channel