Edhe Manchester United interesohet për Griezmann

21/12/2017 13:16

Antoine Griezmann nuk është një emër i panjohur te Manchester United, madje në sesionet e fundit të merkatove verore, emri i francezit është përfshirë në preferencat e “Djajve të kuq”.

Sipas “Daily Mirror”, paraqitjet e fundit që ka bërë sulmuesi me Atletico Madrid kanë bindur trajnerin Mourinho ta drejtojë objektivin e tij pikërisht nga francezi, që me klubin madrilen ka ende një kontratë në fuqi deri në verën e vitit 2022.

Prishja e kontratës me “Los Colchoneros”, ndërkohë, ka një klauzolë prej rreth 100 milionë eurosh, një shumë kjo shumë e madhe për merkaton dimërore.

Griezmann është prej kohësh në shënjestër nga Barcelona, që ndër të tjera është hedhur në gjyq nga Atletico për negociata të fshehta.

Top Channel