Derbi i Kupës, Milan-Inter luhet në mbrëmje

21/12/2017 20:56

Janë përcaktuar oraret për çerek finalet e Kupës së Italisë. Për të gjitha ndeshjet është vendosur që të luhen në mbrëmje.

Kjo fazë e Kupës së Italisë fillon të martën me Lazio-Fiorentina, por e gjithë vëmendja do të jetë për supersfidën e së mërkurës së ardhshme, ajo e derbit Milan-Inter në 20:45.

Kuqezinjtë janë shumë larg pretendimeve të tyre në këtë fillim sezoni, zonës që do t’i përcaktonte pjesëmarrjen në Europë, e për këtë u duhet patjetër fitorja për të pretenduar fitimin e trofeut që do siguronte edhe pjesëmarrjen në Europa League, pavarësisht pozicionit në Serie A.

Top Channel