Tifozi tenton t’i hakërrehet Guardiolës, trajneri: Donte fanellën time

20/12/2017 11:58

Ajo e së martës ishte një mbrëmje ndoshta për t’u harruar për Pep Guardiolën. Manchester City i drejtuar prej tij ruajti me vështirësi pamposhtmërinë në këtë sezon futbollistik në Angli, duke barazuar me Leicesterin në Kupën e Ligës.

Një barazim që detyroi dy ekipet të shkonin drejt penalltive, nga ku “Citizens” kanë mundur të sigurojnë më të mirën, falë një gabimi të Jamie Vardy, duke u kualifikuar kështu për në gjysmëfinalet dhe duke mbajtur gjallë shpresat për të fituar jo “tripletë” por 4 trofe këtë sezon.

Gjatë ndeshjes, megjithatë, trajneri katalanas është përballur me një situatë të pakëndshme, teksa nëj tifoz ka tentuar të hyjë në fushë me në shënjestër pikërisht atë, duke iu afruar vetëm pak hapa larg pankinës. “Agresori” në këtë rast është ndalur nga punonjësit e shërbimit të sigurisë.

Guardiola e ka kaluar këtë situatë me një batutë: Mendoj se po kërkonte fanellën time, por shpëtova. Gjithçka është në rregull.

Personi që tentoi të hynte në fushë, edhe pse u përpoq t’u ikte punonjësve të sigurisë përpara se të bllokohej nga një i tretë, gjithsesi arriti t’i thoshte disa fjalë Guardiolës nga distanca. Se çfarë, kjo nuk bëhet e ditur, por ajo që dihet me siguri është se Leicester ka nisur hetimet për të kuptuar sesi një tifoz arriti të “driblonte” masat e sigurisë për të hyrë në fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA