Edon Hasani firmos me iranianët e Sepahanit

20/12/2017 01:59

Te Vllaznia raportonin se mesfushori Edon Hasani është i dëmtuar, por ndërkohë futbollisti u prezantua në Iran me skuadrën e tij të re.

25-vjeçari, i cili u bë e ditur se kishte munguar në stërvitje për shkaqe fizike, ka befasuar të gjithë duke firmosur me skuadrën iraniane të Sepahan, në të cilën në të kaluarën ka luajtur duke lënë shenjë dhe një tjetër futbollist shkodran, si Xhevahir Sukaj.

Klubi iranian e ka prezantuar mesfushorin në faqen e tij zyrtare në Instagram, në një foto ku shfaqet Hasani duke pozuar me ngjyrat e skuadrës së tij të re.

Hasani mësohet se ka firmosur për një sezon e gjysmë me klubin e Sepahanit, që këtë vit po kalon një moment të vështirë, teksa gjendet i pozicionuar në vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit pas 15 javësh të luajtura.

Kontrata e Hasanit me Sepahanin gjithashtu mund të zgjatet dhe më tej në rast se drejtuesit e klubit iranian mbeten të kënaqur nga loja e tij.

Në karrierën e tij Hasani ka luajtur dhe në kampionatin rumun dhe atë bullgar dhe për të është eksperienca e 3-të jashtë vendit në karrierë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA