Tjetër raketë mbi Rijad, sërish nga rebelët Houthi

19/12/2017 12:19

Një raketë balistike u diktua në qiellin e Rijadit, e nisur sipas koalicioni saudit prej rebelëve “Houthi”, me të cilët ai lufton në Jemen që prej marsit të vitit 2015.

Pak pas kësaj, nga vet kryengritësit shiitë mbërriti konfirmimi se kishin lëshuar një raketë “Burkan-2” dhe në shënjestër kanë pasur pikërisht pallatin mbretëror “al-Yamama” në kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Dëshmitarë okularë tregojnë se kanë dëgjuar një shpërthim të largët, e kanë parë tym në qiell.

Jo më larg sesa muajin e kaluar, një raketë e ngjashme ra shumë pranë Aeroportit të Rijadit. Rijadi dhe Uashingtoni akuzojnë Iranin se i furnizon rebelët “Houthi” me këto lloj raketash, por Republika Islamike mohon të ketë gisht në armatosjen e lëvizjes, që lufton prej dy vitesh kundër qeverisë jemenase.

Pallati i shënjestruar prej saj shërben si seli kryesore e zyrave të Mbretit dhe Gjykatës Mbretërore. Pak minuta pas incidentit, televizioni shtetëror saudit “al-Ikhbariya” njoftoi se një raketë ishte kapur në jug të kryeqytetit, ndërsa videot dhe fotot e postuara në internet tregonin tymin që pasoi diktimin.

Pas incidentit të parë reagoi Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili akuzoi Iranin për “akt agresioni të drejtpërdrejtë ushtarak” ndaj vendit të tij, për shkak se ka furnizuar me raketa rebelët në Jemen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA