Çdo ekip futbolli, në fillim të sezonit prezanton 3 fanellat zyrtare me të cilat luan ndeshjet në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Por, Real Madrid ka prezantuar edhe një fanellë të katërt që do të përdoret vetëm në video-lojën “FIFA 18”.

Kampionët në fuqi të Botës dhe Europës kanë publikuar një video në profilin zyrtar në Twitter, ku e prezantojnë fanellën si “uniformën e parë dixhitale në historinë e klubit”.

Fanella e re nuk ndryshon shumë nga ajo e dyta. Është tërësisht e zezë, ndërsa detajet janë me të bardha dhe jo të kaltra.

Top Channel