Pas një viti shkëputjeje nga tregu muzikor, këngëtarja italiane ka surprizuar fansat e saj.
Laura Pausini, në llogarinë e saj në Instagram ka njoftuar lançimin e albumit në vitin 2018 si dhe një turne botëror. Këngëtarja në postimin e bërë ka publikuar edhe datat e turneut i cili nis në Romë, më pas në Miami, New York, Los Angelos dhe në shtete të tjera të botës.
Këngëtarja ka mbajtur nën ankth fansat e saj nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, pasi për disa ditë me rradhë publikoi një foto ku shkruante: “A MEZZANOTTE ti dico tutto” (Në mesnatë të them gjithçka).
Mediat italiane kanë shkruar se dixhitura e vënë nga këngëtarja në postimet e bëra mund të përkojë me titullin e albumit të saj të ri.
Top Channel