Inter godet sërish: De Vrij me parametra zero

19/12/2017 17:53

Pasi bëri goditjen më të mirë të vitit me Milan Skriniar, Inter duke se ka mbërthyer edhe një tjetër emër të fortë për mbrojtjen. Stefan De Vrij, mbrojtësi 25-vjeçar i Lacios është në fund të kontratës dhe duket se nuk ka ndërmend të rinovojë me kryeqytetasit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, De Vrij nuk i është përgjigjur ofertës së Lacios për një kontratë 4 vjeçare me 2.5 mln euro në sezon dhe klauzolë shitje 28 milionë euro. Zërat e merkatos ndërkohë e kishin afruar me Interin e Juven, me këta të fundit që ka ngadalësuar hapin, duke besuar më shumë te Caldara.

Në këto kushte Inter ka në duar mbrojtësin në muajin qershor me parametra zero, falë një pune të nisur prej kohësh nga Ausilio dhe të çuar përpara nga Sabatini. Është arritur marrëveshja totale: 5 vjet kontratë me 3.5 milionë euro në sezon, si edhe të gjithë bonuset e tjera të arritshme. Për momentin pritet vetëm konfirmimi nga Kina, për të hequr edhe ato pak dyshime që kanë ngelur që holandezi të rimendojë ofertën e Lacios.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA