Drogë drejt Malit të Zi, kapet 27-vjeçari nga Malësia e Madhe

19/12/2017 15:24

Policia malazeze shkatërroi një grup kriminal që dyshohet se drejtohej nga një shqiptar dhe që mendohet të ketë trafikuar rreth 1 ton kanabis vetëm gjatë vitit të fundit.

Në pranga është vënë 27-vjeçari, Ndue Pepaj banues në Malësinë e Madhe, i cili njihet edhe si pronar i një lokali.

Përveç 928 kg kanabis, grupi dyshohet se ka trafikuar nga Shqipëria drej Malit të Zi edhe 2 kilogramë heroinë dhe disa kilogramë përzjerës.

Që nga nisja e operacionit të koduar “Mashtrimi”, policia ka vënë në pranga gjithsej 11 persona mes tyre edhe disa shqiptarë nga Tuzi i Malit të Zi.

Disa shtëpi u kontrolluan nga policia në Podgoricë, ndërsa në njërën prej tyre u gjet edhe një armë e groposur. Policia nuk ka dhënë detaje mbi mënyrën e trafikimit, ndërsa ndaj 27 vjeçarit Ndue Pepaj janë ngritur akuzat e krijimit të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikimit ndërkombëtar të lëndëve ndarkotike.

Top Channel