Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç mbërrin sot për një vizitë treditore në Moskë, ku do të takohet me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.
Së bashku, ata do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të disa marrëveshjeve dypalëshe, siç njoftojnë mediet serbe, pa sqaruar se për çfarë marrëveshjesh bëhet fjalë.
Kreu i shtetit serb do të dorëzoje në kryeqytetin rus medalje mirënjohjeje për ish-ambasadorin e Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, i cili ishte kthyer sipas tij në zërin e Beogradit për Kosovën në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit.
Vuçiç, i shoqëruar në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, dhe ai i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, do të zhvillojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera, qëllimi i të cilave është rritja e bashkëpunimit mes të dy vendeve.
Top Channel