Rrëfimi i pilotëve që kanë parë UFO-t…

18/12/2017 09:00
David Fravor, në shtëpinë e tij në Windham, N.H.

Pasi Pentagoni bëri publik programin e tij milionadollarësh për kërkimin e objekteve misterioze, dy pilotë amerikanë vendosën të rrëfejnë eksperiencën e tyre të çuditshme të mbi një dekade më parë, kur gjatë një fluturimi rutinë mbi oqeanin Paqësor ndeshën në disa objekte misterioze, të cilat janë larguar me një shpejtësi që dy pjesëtarët e Forcave Ajrore nuk e kishin parë kurrë ndonjëherë.

Ngjarja ndodhi në vitin 2004. David Fravor dhe Jim Slaight kanë qenë duke fluturuar mbi brigjet e San Diegos me avionët e tyre “F/A-18F Super Hornets”, që bartnin nga dy raketa prove “CATM-9s”.

Gjithçka po shkonte normalisht deri në momentin kur objektet e çuditshme iu shfaqën para syve, duke qëndruar në ajër, pastaj papritur lëvizen me shpejtësi marramendëse drejt detit, ku ndaluan përsëri e ndenjën pezull, e në fund u zhdukën nga radarët.

Fravor arriti ta shohë njërin prej tyre. “Ishte në ngjyrë të bardhë të shndritshme, rreth 12 metra i gjatë dhe në formë ovale”, kujton ai.

Sipas pilotit, mjeti flurutues hidhej në mënyrë të hallakatur, por nuk lëvizte në një drejtim të caktuar. Flavor ishte përpjekur të afrohej për ta parë më mirë.

“Në fillim, – tregon ai, – objekti bëri të njëjtën gjë e për një çast u duk se po fluturonim drejt njëri-tjetrit. Pastaj, kur unë e ktheva avionin drejt tij, papritur u largua me një shpejtësi të pabesueshme”.

Kolegët e vet nisën ta vinin në lojë, kur mësuan për episodin e rrallë, ndërsa eprorët zgjodhën të mos hetonin më tej mbi ngjarjen. Të shtunën, Departamenti amerikan i Mbrojtjes e pranoi më në fund ekzistencën e programit të tij të fshehtë hetimor të UFO-ve, pasi zyrtarët atje sqaruan se vëmendja tani është spostuar në priorite të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA