Përmbyset rezultati në Istog. Festoi AAK, fitoren e merr LDK

18/12/2017 14:45

Gani Dreshaj i AAK-së festoi fitoren në Komunën e Istogut, e përgjatë të gjithë ditës në mediet e Kosovës u lakua emri i tij si fitues i zgjedhjeve të ripërsëritura, për shkak të disa parregullsive.

Por odisea e një votimi të përsëritur tri herë në bastionin e vjetër të LDK-së nuk ishte e thënë të përfundonte këtu.

Formularët e fundit, të publikuar të hënën, tregojnë se ka pasur gabime gjatë numërimit në 5 qendra votimi, e kjo përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.

Ai duket të jetë në avantazh me 75 vota më shumë. Ky është numri i votave të rregullta, ndërsa ai përfundimtar do të bëhet publik pasi të numërohen edhe votat me postë dhe votat me kusht, numri i të cilave është 510.

Përcaktimi i partisë fituese në këtë zonë do të nxjerrë edhe forcën politike që siguroi më shumë komuna në tërësi në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA