Një Tweet i Griezmann që u bë viral për arsyet e gabuara
18/12/2017 10:07
Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, u shndërrua në njeri me ngjyrë për një festë, por më pas u detyrua të kërkoj falje për postimin në rrjetin social.
Francezi postoi një foto të vetes veshur si një basketbollist afroamerikan ndërsa po bëhej gati për të marrë pjesë në një festë me temë nga vitet ’80. Por pavarësisht se pati menjëherë reagime negative, foto qendroi në Twitter për disa orë para se vetë francezei ta hiqte dhe të kërkonte ndjesë me një tjetër postim.
Por edhe falja, në të cilën shkruhej “Qetësohuni djema, jam tifoz i Harlem Globetrotters”, u fshi pasi nuk u prit mirë.
Top Channel