Në fokus kualifikueset olimpike

18/12/2017 18:18

Federata Shqiptare e Çiklizmit zhvilloi këtë të hënë, asamblenë e përgjithshme ku diskutoi ecurinë e aktiviteteve në një vit kalendarik, si dhe pikat e axhendës për turnetë e 2018.

Drejtuesit e sportit të dyrrotakëve në vendin tonë vlerësuan ndihmën e ministrisë së sporteve dhe KOKSH, por premtuan arritjen e objektivave në të ardhmen.

Në fokus janë kualifikueset e Lojërave Olimpike që do të zhvillohen në Tokio në vitin 2020, me rezultatet e vitit të ardhshëm që do të ndikojnë direkt në pikaverazh.

Këtë vit që po lëmë pas, Federata e Çiklizmit dhe përfaqësuesit e saj kanë qenë organizatorë ose kanë marrë pjesë në 21 aktivitete. Që nga “montain bike” e deri te çiklizmi profesionist me pjesëmarrjen në botëror.

Top Channel