Fundi i ëndrrës për tifozët, Paolo Maldini i thotë “jo” rikthimit në kombëtaren italiane! Cleveland Cavaliers tashmë nuk përmbahen më në rrugën drejt kreut të klasifikimit të Konferencës së Lindjes në NBA.
Skuadra nga Ohajo mundi Washington Wizards 106-99, me LeBron James që e mbylli takimin me 20 pikë, 12 topa në tabelë e 15 asist. Sfida me Wizards nuk ishte aspak e lehtë për nënkampionët që hasën në një rivalitet të madh me Washingtonin. Në çastet e fundit, Cleveland bëri diferencën në parket falë Kevin Love, i cili “shpërtheu” në parket teksa shënoi 25 pikë, ndërkohë që Lebron James spikati edhe për diçka tjetër. “The King” zbriti në fushën e lojës i veshur me dy këpucë të ndryshme, një të bardhë e një të zezë që kishin edhe mbishkrimin “Barazi”.
Detroit regjistroi fitoren e tretë radhazi dhe thellon krizën e Orlando Magic. Skuadra e Pistons e fitoi përballjen me rezultatin 114-110. Detroit e nisi në mënyrë të shkëlqyer sfidën, teksa krijoi një avantazh prej 17 pikësh, por Orlando reagoi dhe për pak sa nuk shkaktoi befasinë në periodën e katërt, duke e shkurtuar ndjeshëm disavantazhin me Detroit që mundi të ruajë këtë sukses.
Në ndeshjet e tjera të NBA, Brooklyn u mund nga Indiana Pacers 97-109, ndërsa Toronto Raptors fitoi me Sacramento Kings 108-93.
Top Channel