Nënkryetari i LSI-së Luan Rama i bën thirrje prokurorëve të përzgjedhur nga PS të tërhiqen nga kandidimit, “nëse nuk janë pjesë e skenarit politik për kapjen e prokurorisë!”.

Në një status në Facebook, Rama shkruan se PS ka zgjedhur të shkelë Kushtetutën por prokurorët e zgjedhur e kanë një shans që të mos bëhen pjesë e krizës politike.

“Meqë PS ka zgjedhur të shkelë Kushtetutën me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e vet kriminale, me synimin që të kapë politikisht Prokurorinë, tre prokurorët e zgjedhur nga gjysmëkomisioni i ligjeve, kanë një shans që të mos bëhen pjesë e krizës politike: të tërhiqen nga kandidimi e të mos pranojnë të emërohen në mënyrë antikushtetuese!”, shkruan Luan Rama.

Statusi i plotë i Luan Ramës:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA