Froome punëson avokatin e Contador

18/12/2017 13:40

Chris Froome ka nisur punën për mbrojtjen e tij pasi rezultoi pozitiv me Salbutamol në testet antidoping të kryera gjatë Xhiros së Spanjës.

Për këtë arsye, çiklisti britanik i Team Sky ka punësuar avokation britanik Mike Morgan, i njëjti që punoi edhe me Alberto Contador, Sergio Henao dhe Maria Sharapovën.

Sipas asaj që publikohet në median britanike, Froome besoi te Mike Morgan për shkak të eksperiencës së tij të madhe në çështjet e dopingut e për më tepër ai është përzgjedhur si avokati më i mirë për vitin 2017.

Unioni Ndëriombëtar i Çiklizmit i ka kërkuar Froome që të justifikojë prezencën e 2000 ng/ml të substancës salbutamol në kampionët e tij të urinës, shifër kjo që është është dy herë më e lartë sesa norma e lejuar nga rreguullorja e Agjencisë Botërore Antidoping (WADA), rezultat ky që doli nga testet e kryera pas etapës së 18 të Xhiros së Spanjës.

Nëse Froome do të shpallet fajtor, rrezikon të dënohet me 2 vjet pezullim dhe t’i hiqet titulli i parë i fituar në Xhiron e Spanjës, për ta dorëzuar te italiani Vincenzo Nibali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA