9 aksidente rrugore janë shënuar këtë fundjavë vetëm në Qarkun e Elbasanit, 2 prej të cilave me pasojë vdekjen.
Në këtë zonë nuk bëhet fjalë për sinjalistikë edhe pse vetëm 1 vit më parë qeveria shpenzoi 1 miliardë lekë për sinjalistikën rrugore, sinjalistikë e cila nuk është reflektuar në pjesët më problematike. Mungojnë edhe nënkalimet, apo mbikalimet.
Problemi më i madh në këtë aks rrugor janë dy shkollat që ndodhen përgjatë rrugës, ndërsa prindërve çdo ditë u duhet të shoqërojnë fëmijët për shkakl të rrezikshmërisë që paraqet rruga.
Përveç sinjalistikës që në këtë zonë thuajse mungon totalisht, problem paraqet edhe mungesa e ndriçimit.
Viktimat e aksidenteve kryesisht kanë qenë këmbësorë të ciolët drejtuesit e mjeteve nuk kanë mundur ti shquajnë që në largësi dhe nuk kanë qenë të pakta aksidentet me pasojë vdekjen.
Top Channel