Antonio Conte vijon të mbetet në qendër të kritikave në Angli, edhe pas fitores së fundit në kampionat me Southampton.
“Çdo ditë dëgjoj zëra për të ardhmen time, por nuk është e drejtë, pasi meritoj më shumë respekt për atë që kam bërë sezonin e shkuar dhe atë që po bëj këtë sezon”, deklaroi Conte për “Daily Express”, duke e drejtuar gishtin nga mediat që çdo ditë shkruajnë nga një skenar për mënyrën e largimit të tij.
“Nuk më duket e drejtë që çdo ditë shkruhet se klubi ka kontaktuar këtë apo trajner për vitin tjetër. Për mua nuk ka problem, por ndikon shumë në psikologjinë e futbollistëve. Unë kam edhe një vit kontratë dhe jam i fokusuar të përmirësoj më shumë lojën e skuadrës dhe futbollistëve të mi. Po bëjmë një punë shumë të mirë me skuadrën, duke nisur që nga ulja e moshës së futbollistëve dhe deri te projektet për të ardhmen. Kemi nisur një punë shumë të mirë një vit më parë, që po vijon edhe në këtë sezon”, deklaroi Conte.
Top Channel