23/11 22:56
Arta Marku ka bërë në Kuvend betimin si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.
Pas leximit të formulës së betimit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Marku u shpreh “Betohem!”, mes tensionesh në sallë me deputetët e opozitës.
Mazhoranca votoi me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim Arta Markun kryeprokurore të përkohshme.
Votimi është realizuar nën protestën e deputetëve të opozitës, që hodhën në seancë edhe tymuese.
Menjëherë pas kësaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës.
Ndërkohë, jashtë Parlamentit protestuesit e opozitës u përleshën me policinë. Dy persona u lënduan si pasojë e përplasjeve.
Top Channel