Spiuni nga Koreja e Veriut arrestohet në Australi

17/12/2017 12:40

Policia australiane arrestoi një person ne Sidnei që vepronte si një agjent ekonomik i Koresë së Veriut.

Chan Han Choi, 59 vjeç, u akuzua për organizimin e eksporteve ilegale nga Koreja komuniste dhe përpjekje për të shitur armë të shkatërrimit në masë. Sipas policisë australianë, veç krime që shkelin ligjin australian, i arrestuari ka shkelur edhe sanksionet e Australisë dhe OKB-së.

Choi është shtetas australiane me origjinë koreane dhe jeton në Australi prej 30 vjetësh. Arrestimi i tij me këto akuza është rasti i parë në historinë e Australisë. Policia australine tha se ka prova që Chan ka pasur kontakte me zyrtarë të lartë në Korenë e Veriut.

Hetuesit australianë pretendojnë se Chan ishte përpjekje të shiste shërbime dhe pajisje të teknologjisë së raketave balistike për të krijuar të ardhura për regjimin koreano verior.

Gjithashtu ai kishte organizuar shitjen e qymyrit nga Koreja e Veriut në Vietnam dhe Indonezi. Policia tha se i dyshuari është një agjent besnik i regjimit koreanoverior dhe se beson që po i shërben një qëllimi të lartë patriotik.

Autoritetet gjithashtu sqaruan se veprimet e tij nuk përbënin asnjë kërcënim të drejtpërdrejte për australianët, dhe se tregtia e diskutuar e armëve nuk kishte mbërritur kurrë në brigjet e këtij vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA