Në kuadër të zhvillimit të protestës të subjektit të Partisë Demokratike, më datë 18 Dhjetor 2017, ora 09:00 -13:00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se:

– Duke filluar që më datë 17.12.2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e nesërme nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugë “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha”), Spostimi te rruga “Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të.

– Nesër nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative.

Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore. Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit”, te Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”, në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit.

– Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroi”.

I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë.

Në të kundërt, mjetet do spostohen me mjete ngritëse. Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendrën e qytetit dhe rrugën e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në përfundim të protestës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA