Ka mjaftuar një gol nga i përhershmi Cristiano Ronaldo, në pjesën e dytë të ndeshjes, që Reali i Madridit të shpallet kampion i dyfishtë i botës për klube.

Finalja e zhvilluar në Abu Dhabi ka qenë elektrizuese mes “Los Blancos”-ve dhe ekipit brazilian të Gremios, fituesit të Kupës Libertadores, ekuivalentes së Champions League në Amerikën Latine.

Duhet theksuar se brazilianët nuk mundën të gjuanin as edhe njëherë në portën e ekipit merengues.

Ndër rastet e diskutueshme dhe vendimeve të dyshimta arbitrare të César Ramos, që kanë dalë në faqet e para të medieve sportive më afër ekipit madrilen, janë ndërhyrja e gabuar ndaj Sergio Ramos që mund të sanksionohej me 11-metërsh në minutën e 51-të të takimit, si dhe anulimi i golit të dytë personal të portugezit CR7.

Ndërkohë, ky është trofeu i pestë për vitin 2017 për ekipin e drejtuar nga Zinedine Zidane.

FOTO GALERI
12/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA