Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev u takuan këtë të shtunë me komunitetin maqedonas në Bashkinë e Pustecit, në Qarkun e Korçës.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit, Rama theksoi rëndësinë që i kushtohet bashkëjetesës mes komuniteteve, si ura që forcojnë edhe miqësinë mes vendeve.

Ndërsa kryeministri Zaev u shpreh i kënaqur teksa dëgjonte nxënësit e kësaj zone që të flisnin gjuhën maqedonase.

Dy kryeministrat vizituan edhe kishën e Shën Mihalit, ndërsa ata u shoqëruan nga zëvendëskryetari i Bashkisë së Pustecit. Kjo, pasi kryetari Edmond Themelko është i arrestuar në Shkup dhe akuzohet nga Prokuroria Speciale maqedonase për rastin “Titaniku”, i cili doli pas skandalit të përgjimeve.

Kryebashkiaku minoritar nga Shqipëria akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Maqedoni, pasi rreth 400 persona nga Pusteci kanë votuar me dokumente të falsifikuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA