Inter dhe festa në San Siro, fishekzjarrë dhe në Sheshin Duomo
Carlo Ancelotti do të rikthehet te Chelsea dhe për këtë janë të sigurta mediat në Angli.
Një javë më parë e njoftoi “The Sun”, tani është “Daily Record” që e konfirmon këtë fakt, madje duke saktësuar se mund të ndodhë përpara përfundimit të këtij sezoni. Ish-trajneri i Bayern Munchen, i shkarkuar në Gjermani, do të marrë vendin e bashkëpatriotit të tij Antonio Conte, i cili një vit më parë çoi londinezët te titulli kampion.
Por, mediat britanike njoftojnë se Conte ka prishur marëdhëniet me pronarin e klubit, Roman Abramovich. Këta të dy janë përballur disa herë bashkë kohët e fundit dhe sipas tabloidit britanik, çështja tani është në pikën se kur do të rikthehet në “Stamford Bridge” Ancelotti, që u shkarkua po nga Abramovich, pavarësisht se ai fitoi Premier League, Community Shield dhe FA Cup në sezonin e tij të parë.
Manjati rus duket se është penduar për zgjedhjen e tij dhe e shikon rikthimin e Ancelottit si hapin e duhur për të vendosur raportet e prishura në skuadër mes trajneri aktual Conte dhe futbollistëve.
Top Channel