Mou kërkon të “rrëmbejë” një nga yjet e Realit

16/12/2017 12:48

Manchester United do të hyjë në merkaton e dimrit për të përforcuar skuadrën, në mënyrë që të luftojë deri në fund për të gjithë titujt e mundshëm.

Për këtë arsye, Jose Mourinho ka kërkuar një nga mesfushorët e Realit të Madridit. Bëhet fjalë për kroatin Mateo Kovacic.

Për të, United është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro.

Kovacic nuk është një titullar fiks te Reali, që e bleu nga Interi për 28 milionë euro në vitin 2015. 23-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2021.

Top Channel