Mesfushori i Tottenhamit, i pasur me një thesar…nga rastësia

16/12/2017 13:58

Disa futbollistë janë të pasur prej trashëgimisë familjare, sigurisht edhe nga ata që e njohin botën e luksit përpara se të nisin të gjuajnë topin e parë. Ka nga ata, padyshim shumica, që bëhen të pasur teksa luajnë. Por, ka edhe nga ata që pasurohen krejt rastësisht.

Pikërisht në Anversa i ka rrënjët historia e pabesueshme e Moussa Dembele, mesfushori belg i lindur në vitin 1987, që është bërë “pronar” i një thesari prej mbi një milionë stërlinash në mënyrën më të çuditshme dhe të pabesueshme: falë punimeve për rikonstruksionin e shtëpisë së tij.

Dembele, duke qenë se ia lejonte xhepi, vendosi të investonte në “tulla e llaç” së bashku me të motrën Assita, për të hapur një hotel në Anversa të quajtur “De Gulde Schoen” (e përkthyer ‘Këpuca e Artë’) pikërisht në themelet e një pallati historik prej mbi 700 vitesh.

Gjatë punimeve, arkeologët kanë zbuluar një thesar prej 1.3 milionë stërlinash të shekullit të XVIII, të përbërë nga sende porcelani, qeramike dhe gota, sende që përdoren zakonisht për zbukurime tryezash apo edhe të tjera të ndryshme për t’u vendosur në vitrina.

E sigurisht është shumë e thjesht të mendohet shtangia e Moussa Dembele dhe motrës së tij, që papritur e pakujtuar u bënë bashkëpronarë të këtij thesari. Disa prej objekteve të zbuluara do të ekspozohen në hollin e hotelit, ndërsa të tjera do të shkojnë për të pasuruar sallën e Muzeut historik të qytetit.

“Gjetëm një thesar në një zonë të mbyllur të pallatit. Ishte thjesht rastësi, duke qenë se zona nuk bënte pjesë në planin e ndërtimit. Nuk është e qartë, gjithsesi, sesi ishte mundur që thesari të fshihej pikërisht aty, por duket se ish-pronarët kanë dashur të çliroheshin prej tij”, thotë arkeologu i Anversës, Tim Bellens.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA