Mjafton Xhejms apo Loldashi, golashënues në kampionatin shqiptar të futbollit, në Kategorinë Superiore apo edhe Kupën e Shqipërisë.
Sigurisht askush nuk mund t’i njohë, sepse nuk janë futbollistë realë, ose e thënë më saktë nuk janë emrat realë të futbollistëve që kanë shënuar, por thjesht disa pasaktësi në raportimin e rezultateve të ndeshjeve të futbollit shqiptar në faqet e huaja sportive.
Më konkretisht kemi të bëjmë me ndeshjen e kësaj të shtune, Lushnja-Skënderbeu, si dhe atë të mesjavës për Kupën e Shqipërisë, mes Kukësit dhe Erzenit të Shijakut. Gafat vijnë respektivisht nga “Flashscore” për ndeshjen e Superiores, dhe “Futbol24” për atë të Kupës së Shqipërisë.
Në realitet, autorët e golave në të dyja rastet janë James Adeniyi dhe Albi Koldashi, i pari për “ujqërit e dëborës” ndaj lagunarëve, ndërsa i dyti për kampionët në fuqi të Shqipërisë ndaj shijakasve në ndeshjen e Kupës.
Top Channel