“Four Four Two” kundër rrymës, nuk i jep çmimin Ronaldos

16/12/2017 13:08

Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë të “France Football” si futbollisti më i mirë i vitit, por jo të gjithë mendojnë në këtë mënyrë.

Revista prestigjioze britanike “Four Four Two” ka dalë kundër asaj transalpine, teksa ka zgjedhur yllin e Barcelonës si lojtarin më të mirë të vitit 2017. Kjo revistë ka publikuar klasifikimin e 100 futbollistëve më të spikatur, me argjentinasin që është është në krye, i ndjekur pikërisht nga Cristiano Ronaldo në vendin e dytë dhe Neymar në të tretin.

“Lionel Messi ka shënuar më shumë gola se çdo futbollist tjetër në ligat më të rëndësishme evropiane gjatë vitit 2017. Askush në La Liga nuk ka dhënë më shumë asiste sesa ai, ka krijuar më shumë raste shënimi dhe ka bërë më shumë driblime”, argumenton revista prestigjioze britanike.

Mes futbollistëve më të mirë të “Four Four Two” janë edhe Lewandowski, De Bruyne, Modric, Kanté, Aubameyang, Agüero dhe Cavani.

Ky nuk është vlerësimi i vetëm i bërë për Messin në vitin 2017. Ditë më parë, Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll e ka zgjedhur argjentinasin si organizatorin më të mirë të lojës për vitin 2017, vlerësim që i bëhet për të tretin vit radhazi.

FOTO GALERI
3/30
28 Buffon

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA