NBA, shkëlqejnë Cleveland e Golden State (Video)

15/12/2017 12:18

Cleveland Cavaliers dhe LeBron James i japin një leksion të mirë Los Angeles Lakers dhe Lonzo Ball në ndeshjen e radhës së NBA.

Në “Quicken Loans Arena”, skuadra nga Ohajo fitoi ndaj asaj kaliforniane me rezultatin 121-112. Ylli i Cavaliers bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke e mbyllur sfidën me 25 pikë, 12 topa në tabelë e 12 asist, ndërkohë që ai u ndihmua edhe nga Kevin Love, i cili në këtë ndeshje shënoi 28 pikë e rrëmbeu 11 topa në tabelë. Në krahun tjetër, për Lakers ai që shkëlqeu ishte Brandon Ingram, ndërkohë që Ball e mbylli sfidën me vetëm 13 pikë të shënuara.

Golden State mundi Dallas Mavericks 112-97, duke regjistruar fitoren e 8 radhazi, që e afron akoma më shumë me kreun në Konferencën e Perëndimit. Skuadra e Warriors nuk i la asnjë mundësi Dallasit dhe në periodën e tretë vuri përfundimisht diktatin në këtë përballje falë paraqitjes së shkëlqyer të Kevin Durant. Ky i fundit e mbylli sfidën me 36 pikë, 11 topa në tabelë e 7 asist, ndërkohë që një kontribut në fitoren e sfidës për kampionët e NBA dhanë edhe Klay Thompson me 25 pikë e Casspi me 17.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Detroit mundi Atlantën 105-91, New York fitoi derbin me Brooklyn 111-104, ndërsa Sacramento humbi ndaj Minnesotës 97-112.

Top Channel