Gjakderdhje në Meksikë pas vrasjes së “El Mencho”-s/ Ushtria zbret në rrugë, ekstradime masive të trafikantëve të drogës në SHBA
Një nga oficerët më të lartë të ushtrisë britanike paralajmëroi për një kërcënim të ri që Rusia paraqet ndaj kavove të komunikimit dhe internetit që shtrihen në fundin e deteve.
Marshalli i ajrit Sir Stuart Peach, shefi i stafit të Mbrojtjes, tha se Britania dhe NATO duhet të bëjnë prioritet mbrojtjen e linjave të komunikimit.
Sipas tij, nëse këto linja ndërpriten apo dëmtohen, goditja ndaj ekonomisë do të ishte e menjëhershme dhe mbase katastrofike.
Kavot nënujore të komunikimeve dhe internetit i bien kryq e tërthor fundit të oqeaneve dhe deteve duke lidhur vendet dhe kontinentet. Sipas Sir Stuart cenueshmëria e linjave nënujore paraqet një rrezik të ri për mënyrën e jetesës.
“Mbrojtja e linjave nënujore duhet të jetë një prioritet dhe duhet të kuptojmë se kjo është shumë e rëndësishme për NATO-n. Rusia veç modernizimit të anijeve dhe nëndetëseve, vazhdon të perfeksionojë edhe luftën informative”, deklaroi Sir Stuart.
Ditë më parë, disa deputetë në Londër paralajmëruan se një sulm i suksesshëm ndaj rrjetit nënujor britanik të komunikimeve do t’i jepte një goditje dërrmuese dhe paralizuese ekonomisë dhe sigurisë së vendit.
Top Channel