Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Bridge” ku ka sekuestruar heroinë dhe u arrestua një 39-vjeçar.
Bledar Tahiri 39 vjeç, nga Shijaku është vënë në pranga dhe tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim, E. K. 36 vjeç, nga Shijaku, E. R. 34 vjeç, dhe L. Ç. 39 vjeç, nga Durrësi.
Operacioni u krye në qendër të Shijakut, ku Tahiri u kap në flagrancë dhe iu sekuestrua në cilësinë e provave materiale rreth 179 gr heroinë e ndarë në 30 doza, një peshore elektronike, dhe një telefon.
Nga hetimet e kryera u dokumentua me prova shkencore se personat e mësipërm janë të përfshirë në veprimtari kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin heroinën në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.
Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit ia blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.
Top Channel