Parlamenti u përfshi nga debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, që u përplasën për krimin dhe trafikun e drogës. Përplasjet shkaktuan ndërprerjen e seancës në disa raste. A janë këto simptomat e një krize të fortë politike?

Për të diskutuar mbi aktualitetin politik, këtë të enjte në Top Story me Sokol Ballën ishin të ftuar analistët Arion Sulo, Arjan Vasjari, Alfred Lela dhe Fahri Balliu.

Arion Sulo thotë se situata është tensionuar për një arsye.

“Zgjedhja e Kryeprokurori ka nxehur situatën politike, megjithëse unë mendoj se qëndrimi i PD për Adriatik Llallën ha debat”, deklaroi ai.

Fahri Balliu e quan demagogji ftesën e Ramës për dialog dhe konsensus ndaj opozitës sa i përket zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm.

“Rama është i përkushtuar në mbajtjen e pushtetit dhe ai mendon edhe për një mandat tjetër. Atë e ka zënë e keqja tani me realitetin, krimin dhe përfshirë kanabisin”, deklaroi Balliu.
Alfred Lela i jep të drejtë opozitës. Ai thotë se Partia Demokratike po shfrytëzon momentin, pasi pa që koha i dha të drejtë për akuzat e ngritura për krimin dhe drogën. Lela tha gjithashtu se bërja publike nga Top Channel e një letre të marrë nga Prokuroria e Katanias ka rindezur çështjen “Tahiri”.

Por sa e dëmton çështja “Tahiri” mazhorancën?

“E dëmton deri në momentin që ende nuk është zgjidhur”, thotë Arjan Vasjari.

Sipas Vasjarit, përsa kohë kjo çështje është një investim i një institucioni të huaj, PD s’ka përse i trembet një prokurori të përkohshëm.

“Nëse pranojmë që çështja tahiri është investim i një institucioni që nuk ka lidhje me Shqipërinë, pse duhet të shqetësohet opozita për prokurorin e përkohshëm?”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA