Pse jo, dhe notere dhe modele si Suada Sherifi

14/12/2017 09:40

E ftuar në “Wake Up”, Suada Sherifi, dikur Miss Albania 2005, u shpreh se pas një pauze është gati t’i kthehet punës si fotomodele.

“Jam në hapat e parë, kam bërë disa fotografi. Ka nga ato agjenci që më kanë kontaktuar, por ende nuk kam vendosur”, u shpreh ajo.

“Bashkëshorti është mbështetje për mua”, tha Suada, teksa u pyet nëse ai ishte xheloz për punën e saj si modele.

Ajo foli edhe për rolin e saj si mama e një vajze. Ajo u shpreh se do të ishte e lumtur që vajza e saj të kishte pse jo, atë si model në jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA