Vetëm në dy ditë tre kompani private kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike duke sjellë ndërprerje të energjisë për disa zona.

Rasti i fundit është dëmtimi nga një subjekt privat i linjës 20kV, duke sjellë shkëputjen e energjisë për zonën e Yzberishtit, pranë pallateve “Çabej”.

Brigada e OSHEE është në terren, duke punuar për rikthimin sa më të shpejtë të energjise elektrike. OSHEE përsërit apelin ndaj subjekteve private që të bëjnë kujdes kur kryejnë punimet dhe të kërkojnë asistencë teknike për të shmangur dëmtimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA