Foto ilustruese

Rreth 5 mijë euro kanë arritur të grabisin 4 persona të maskuar në banesën e shtetasit A. S në fshatin Dobraç të Shkodrës.

Policia bën të ditur se është njoftuar për ngjarjen rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku nga deklarimet e familjarëve rezulton se katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip “Alfa Romeo”.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA