I lindur “në pozicion jashtë loje”

14/12/2017 11:51

Një prej sulmuesve më të nënvlerësuar në historinë e futbollit.

Më 9 gusht 1973, Filippo Inzaghi lindi në Piacenza, në veri të Italisë. Flitet që lindi “në pozicion jashtë loje”… Bezdisja e gjyqtarëve anësorë do të ishte një problem që do ta shoqëronte përgjatë gjithë karrierës, aq shumë sa njerëzit shpesh nuk e shihnin sa i zoti ishte.

“Ai nuk di të luajë fare futboll, thjesht gjendet në pozicionin e duhur”, pati thënë për të Johan Cruyff.

Kur u thërrit për herë të parë në kombëtaren italiane në vitin 1997, shokët e skuadrës u habitën nga mungesa e aftësive teknike. Vitet e para të karrierës i kaloi në nivelet e ulta të futbollit itliane, te

Piacenza, AlbinoLeffe dhe Verona. Shënoi 15 gola në 37 ndeshje te Piacenza, duke bindur Parmën që ta blinte. Por i rrethuar nga superyje si Hristo Stoichkov, Gianfranco Zola, Gianluigi Buffon dhe Fabio Cannavaro, mbeti në hije, dhe arriti të shënonte vetëm dy gola në të gjithë sezonin.

Si çdo legjendë, nuk u dorëzua. Pas gjashtë vitesh si profesionist, gjeti vendin e duhur, te Atalanta. Në një sezon të vetëm atje, shënoi 24 gola në 33 ndeshje, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i Serie A. Papritur të gjithë i kishin sytë tek ai. Juventusi fitoi garën për firmën e tij dhe kështu, një yll lindi.

Për pesë vite të lavdishme ai luajti krah Alessandro del Pieros dhe me Zinedine Zidane, duke reralizuar gjithmonë mbi 20 gola në sezon, përveç se vitin e fundit. Me bardhezinjtë fitoi një kampionat, Superkupën dhe Kupën Intertoto, jo keq për dikë që “nuk dinte të luante futboll”…

Dalja në skenë e David Trezeguet bëri që të Juve Inzaghi të mos ishte më i domosdoshëm, dhe Milani përfitoi menjëherë në vitin 2001. Këtu, Superpippo, duke luajtur përkrah Andriy Shevchenkos në sulm, siguroi dy tituj kampion në Itali, dy trofe të Champions League, dy Superkupa të Europës, një Botëror Klubesh dhe Kupën e Italisë. Dy golat e tij në finalen e Champions League ndaj Liverpool në vitin 2007 u dhanë fund makthit të dy viteve më parë në Stamboll, ndërsa dy vite më vonë ai vendosi edhe rekordin për më shumë tripleta në Serie A.

Me kombëtaren italiane realizoi 25 gola në 57 ndeshje, ndërsa ishte edhe pjesë e skuadrës që fitoi Botërorin 2006.

FOTO GALERI
7/11
Në dyluftim për topin me Tefik Osmanin gjatë ndeshjes Tirana-Milan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA