Një tren dhe një autobus shkolle u përplasën në afërsi të Perpignan, në jug të Francës, duke vrarë të paktën 4 fëmijë.
Ministria e Brendshme franceze tha se 19 persona të tjerë janë plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Aksidenti tragjik ndodhi në kalimin hekurudhor mes Millas dhe Saint-Féliu-d’Amont. Mediat franceze raportojnë se nxënësit që udhëtonin me autobusin ishin fëmijë të moshave të ndryshme, nga 8 deri në 15 vjeç.
Raportohet se si pasojë e përplasjes së fortë, autobusi i shkollës u nda në dy pjesë. Ekipet e emergjencës nxituan me shpejtësi drejt vendngjarjes dhe autoritetet kanë ngritur një njësi koordinimi në rast krizash.
Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e aksidentit fatal, ndërsa mbikqyrja e parë e vendngjarjes, sipas autoriteteve, bën të mendohet për një gabim njerëzor.
Megjithatë, policia franceze tha se duhet pritur fundi i hetimit për të dalë në përfundime të sakta. Autoritetet bënë me dije se nga 25 pasagjerët e trenit, vetëm 3 kanë pësuar dëmtime të lehta.
ALERTE – Collision entre un bus scolaire et un TER à #Millas (66), près de #Perpignan. Plusieurs victimes, le plan blanc a été déclenché. pic.twitter.com/LJ3zwU2zTH
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) December 14, 2017
Top Channel