Foto arkiv

Një 65-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e të enjtes në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se në fshatin Shtëpanjë A. Xhika, 23 vjeç duke drejtuar mjetin tip FIAT ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësoren Fatime Xhika, 65 vjeçe, nga ky fshat.

Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, teksa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA