Mungesa e një pjese të mazhorancës në Konferencën për teknologjitë e reja të votimit, tërhoqi dhe vëmendjen e Ambasadorit amerikan Donald Lu.
“Më lejoni të falënderoj opozitën që iu bashkua kësaj konference, në një numër të madh. Dhe më lejoni të pyes se çfarë ndodhi me mazhorancën. Mund të shoh 2 ose 3 anëtar të mazhorancës dhe shpresoj që zoti Çuçi do të shpjegoi se pse të tjerët janë ende në shtrat sot. Unë do të thoja që kjo ngre pyetjen nëse mazhoranca e ka marr seriozisht çështjen e votimit elektronik. Binin dakord apo jo me përdorimin e teknologjisë, e rëndësishme është që të dyja, si mazhoranca dhe opozita të jenë pjesë e këtij diskutimi”, tha Lu.
Por jo pa ironi ndaj opozitës u përgjigj Bled Çuçi, bashkëkryetar i Komisonit për Reformën Zgjedhore.
“Mos të dyshojë në asnjë moment për seriozitetin e Partisë Socialiste, sepse në salle janë 7 të komisionit ad hoc të reformës territoriale. Madje, me standardin e opozitës, duke ju pasur juve në krah, bëhemi 8”, tha Çuçi.
Ambasadori Lu tha nëse klasa politike do ta aplikojë votimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme, duhet ta fillojë punën që tani. Por duke kujtuar vërejtjet në raportin e OSBE-ODIHR-it ambasadori tha votimi elektronik nuk do t’i zgjidhë ato
“Votimi elektronik nuk do të zgjidhë këto probleme. Mund të zgjidhë probleme të tjera, por për të zgjidhur këto Shqipëria duhet të impelmetojë rekomandimet e OSBE-ODIHR”, tha Lu më tej.
Bledi Çuçi e mbështetit përdorimin e teknologjisë, por sipas tij, kjo gjë nuk garanton besim.
“Përdormimi i teknologjisë nuk garanton besim, nuk sjell besim mes palëve. Përkundrazi, besimi mes palëve politike mund të bëjë të mundur që përdorimi i teknologjisë të sjellë sukses në administrimin sa më efiçent të procesit zgjedhor”, tha Çuçi.
Oerd Bylykbashi nënvizon se në kushtet e Shqipërisë, teknologjia është mëse e nevojshme.
“Teknologjia në votim nuk sjell besim, i duhet besim. Kjo është e vërtetë për shumicen dërrmuese të vendeve që besojnë tek votimi me letër dhe laps, por në kushtet e Shqipërisë ku vit pas viti, zgjedhje pas zgjedhje ndërtojmë edhe më shumë mosbesim”, tha Bylykbashi.
Top Channel