Prekje dhe puthje reale mes Kate dhe Idris

13/12/2017 14:37

Kanë preferuar që skenat erotike të filmit t’i realizojnë vetë dhe duket se kjo i ka shijuar të dyve. Kate Winslet dhe Idris Elba kanë provuar emocione dhe ndjenja të vërteta teksa kanë realizuar skenat e nxehta të filmit “The Mountain Between Us” dhe kjo është reflektuar më së miri.

Aktorja 42 vjeçare e “Titanic” ka ndjerë çdo prekje dhe puthje të 45-vjeçarit Elba, teksa ky i fundit e ka rrethuar me krahët e tij muskulozë, në një nga shumë skenat e filmit më të ri. Kate ka realizuar edhe më herët skena të nxehta të tilla, por ky është i pari që i ka shijuar kaq shumë, aq sa edhe gjatë skenës dy aktorët nuk i kanë hequr sytë nga njëri-tjetri.

Më herët në muajin tetor, vetë Kate u shpreh: “Jam shumë e emocionuar që do të ngjitem në mal me Idris Elba. S’di si ta shpreh ndryshe atë që ndjej”. Edhe Idris nga ana tjetër është shprehur i emocionuar për këtë eksperiencë me Kate që e ka cilësuar dashurinë e tij nga ekrani, ndërsa ka luajtur përkrah saj rolin e tij të parë romantik.

“Më duhet ta pranoj se kemi kaluar shumë kohë bashkë, kemi përjetuar emocionet e një lidhjeje reale emocionale” u shpreh 42 vjeçarja.

Dhe ideja për të qënë sa më reale edhe në skenat më intime, ishte e vetë Idris, për të cilat Kate ishte 100%, për të bërë karakteret sa më autentike.

A të jetë kjo nisja e një aventure për të dy? Kjo mbetet për t’u parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA