Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ish kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika si ambasador në NATO. Pak ditë më parë ai liroi nga kjo detyrë, Leonard Demin.

“Dekretoj Z. Visho Ajazi Lika emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident”, thuhet në dekretin e firmosur të Metës.

Kreu i shtetit ka emëruar gjithashtu Albana Dautllarin si ambasadore në misionin e përhershëm në Strasburg, dhe Igli Hasanin ambasador pranë misionit të OSBE në Vienë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA